Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se pse nuk ka dalur vet si kandidat për kryeministër.
Ai është shprehur arsyeja e parë është që ai mendon se politikat duhet të dalin, siç u shpreh, përtej egove të politikanëve dhe të lidershipit.
“Ka disa arsye, e para e punës unë mendoj që politikat duhet të dalin përtej egove të politikanëve dhe të lidershipit”.
“Fakti që njerëzit neve na besojnë me i udhëheq nuk do të thotë që ne duhet me marrë krejt atë si të mirëqenë dhe pastaj me thënë “tash ju jeni krejt në shërbimin tonë”, që gjë që fatkeqësisht ndodh shumë herë në politike”, është shprehur ai.
Krasniqi tha se për të, përgjegjësia ndaj qytetarëve është prioritare dhe tha se është dashur të gjejnë një lider i cili vërtetë është siç u shpreh ai, mishërim i ndershmërisë, përvojës e kompetencës.
“Për mua përgjegjësia ndaj qytetarëve është prioritare dhe përgjegjësia ndaj elektoratit të Partisë Demokratike të Kosovës”.
“Unë kam qenë i bindur që si antipod i kësaj qeverisje, e cila ka qenë një qeverisje e fjalamanëve mburracak, kryesisht që nuk kanë kryer punë, por vetëm na kanë ushqyer popullin me populizëm kryesisht, është dashtë me e gjetë një lider i cili vërtetë është mishërim i ndershmërisë, i përvojës i kompetencës, i parashikueshmërisë edhe i normalitetit”, tha ai.
Tutje, kreu i PDK-së gjithashtu foli edhe për raportin e tij me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, përcjell Klankosova.tv.
Tek Bedri Hamza, absolutisht këto dhe shumë cilësi të tjera i ke, unë Bedriun e kam edhe mik, sepse ne këto 20 vitet e fundit kemi punuar bashkë, jemi takuar, jemi miqësuar në Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Fillimisht në opozitë, kur kemi qenë të dytë bashkë pjesëtar të qeverisjes në hije të kohën e z.Thaçi, në vitet 2005-2007, në kabinetin për qeverisje të mirë dhe kemi pasur afërsi edhe në botëkuptimin politik, ideologjik, për ekonominë, për tregun e lirë, për të drejtat qytetare. Pastaj kemi qenë bashkë edhe në qeverisje edhe në Thaçi 1 edhe në Thaçi 2”, tha tutje Krasniqi në emisionin “DPT te Fidani”.