Deputeti Erxhan Galushi, njëherësh kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me popullin palestinez, në faqen sociale të tij në Facebook, ka shprehur solidaritet me popullin Palestinez, transmeton Kosova Post.
Ja postimi i plotë i tij
“Sot, kur të gjithë NE zgjohemi nga rrezet e bukura të diellit, fëmijet e Gazës ende po piqen nga flaka e mbetur e krimeve makabre të Izraelit.
Krejt kjo po ndodh nën vëzhgimin e Botës, nën vëzhgimin e atyre që çdo ditë na mbajnë ligjerata për “të drejtat dhe liritë e njeriut”.
Turp NA qoftë!
Allahu ju dhasht hakun!, ndërsa postimi përfundon me hashtagun #FreePalestine(Palestina e Lirë).
Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë afër 8 mijë persona, përfshirë 4500 fëmijë dhe 2736 gra ndërsa janë plagosur 31.400 të tjerë.


























