Një zyrtare e KEDS-it në Shtërpcë ka informuar policinë se një klient ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
























