Shenja është e vogël, por një sherr të madh ia bëri.
Përmes kësaj që e ka në fytyrë i akuzuari për krime lufte, gorani Shaqir Lutfiu, iu mbeti në mendje 10 personave që iu mbijetuan torturave çnjerëzore që ky dyshohet se ua bëri në cilësinë e milicit e inspektorit në stacionin policor në Prizren, gjatë luftës, raporton Klan Kosova.
Rrahjeve të Lutfiut me shokë, që bëheshin edhe me mjete të forta, nuk iu kishte mbijetuar Ramadan Jakupi, i cili kishte vdekur brenda stacionit.
Kronikën e plotë e gjeni në vijim: