Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryeiminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri iMKRS-së, z. Hajrulla Çeku moren pjesë sot në panairin “Mirë se erdhe në Janjevë”, i cili u mbajt në oborrin e xhamisë “Murat Beu”, shkruan KosovaPost.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Postimi i plotë:
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në panairin “Mirë se erdhe në Janjevë”, i cili u mbajt në oborrin e xhamisë “Murat Beu”.
Pas ceremonisë së hapjes së panairit, kryeimami Sahiti e shoqëroi kryeiminstrin e Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministrin e MKRS-së, z. Hajrulla Çeku në vizitën që i bënë xhamisë historike “Murat Beu” në Janjevë, në të cilën edhe u mirëpritën nga imami i kësaj xhamie, Beqir ef. Krasniqi.
Ky panair mbahet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Ringjalljes Ekonomike të Janjevës” dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Organizimi i këtij aktiviteti në Janjevë paraqet një mundësi të shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Janjevës, e cila shërben për rritjen e kohezionit ndërmjet komuniteteve dhe nxitjen e një ndjenje të thellë të krenarisë kulturore të banorëve.
Vlen të përmendet se xhamia “Murat Beu” në Janjevë është monument i trashëgimisë kulturore islame i shekullit XVII, e cila është restauruar në vitin 2016 në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organizatës qeveritare turke TIKA.
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.