Kryekuvendarja Spiropali takon ambasadorët e Katarit dhe Egjiptit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, dhe Ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Heider.

Gjatë takimit, kryeparlamentarja Spiropali bisedoi me ambasadorët mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, rritjen e investimeve, intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe kontributet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë.

Në fokus të diskutimit ishte gjithashtu edhe vazhdimi i mbështetjes dhe lobimit nga Katari dhe Egjipti për Kosovën.atsh

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika