Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shqipe Mehmeti Selimi uron Rexhep Selimin për ditëlindje nga Haga: “Kemi shumë mall dhe krenari për ty”

    Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

    Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin

    15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

    Lansohet aplikacioni për deklarim të adresës së shtetasve të huaj në Kosovë

    Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

    Reagimi i parë i Faton Pecit pasi fitoi Mitrovicën

    Peci: 444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

    Raportuesi Terras kërkon njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane

    Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëveshje e dobishme për BE-në dhe Kosovën

    Vuçiq: Do të vazhdojmë t’i shesim ar*më Izr@elit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Kryeministër, a të ka marrë malli për Albinin?”

30 Mars 2023, 20:05
në KOSOVË
“Kryeministër, a të ka marrë malli për Albinin?”
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sead Zimeri

Kjo ishte një pyetje që gazetari Ermal Panduri i bëri kryeministrit gjatë intervistës me të. Një pyetje për të cilën gazetari u vlerësua nga opinionistët e tjerë, madje u tha se ishte 1:0 për të ndaj kryeministrit.

Po fokusohem në këtë pyetje nga të gjitha pyetjet e tjera sepse kjo është një nga ato pyetjet që sipërfaqësisht duket si më inteligjentja pasi të jep përshtypjen se e kap në kundërshtim kryeministrin, i cili para se të bëhej kryeministër thoshte një gjë dhe më pas si kryeministër thotë një gjë tjetër. Pra, ideja është që të zbulohen një apo disa kontradikta mes Kurtit si lider opozitar dhe Kurtit si kryeministër dhe kështu të shkatërrohet autoriteti i tij moral dhe të shpërdorohet kapitali i tij politik.

Por sa e suksesshme është kjo strategji e zhveshjes së kryeministrit? Sa e rëndësishme, pra, është kjo pyetje si çështje politike?

Shkurt dhe shqip: këto pyetje tregojnë më shumë mungesën e gjykimit politik të atyre që i bëjnë këto pyetje sesa për ndonjë kontradiktë të kryeministrit. Ja pse:

Nga pikëpamja logjike, kjo pyetje ka një rëndësi të madhe, sepse kur dy konstatime të kundërta vendosen pranë njëri-tjetrit, atëherë nuk mund t’i iket përfundimit se konstatimet kundërshtojnë njëri-tjetrin. Kontradikta tregon se personi është ose matuf që nuk kupton çfarë thotë, ose jo serioz. Një person nuk mund t’i mbajë të dy mendimet si të vërteta.

Por kjo formë e gjykimit logjik përdoret vetëm kur një individ shprehet në mënyrë kontradiktore për një temë të caktuar. Nëse, për shembull, pikërisht për të njëjtën temë, kryeministri Kurti shprehet në mënyrë kontradiktore, atëherë ai bie në një kontradiktë logjike, dhe flet marrëzi. Nëse ai thotë saktësisht të kundërtën e deklaratës së tij të vitit 2010 për “zajednicën” pa e sqaruar racionalisht kontradiktën, atëherë justifikohemi të konkludojmë se Kurti është ose gënjeshtar ose matuf.

Por as në intervistën e tij të fundit dhe as në asnjë intervistë tjetër Kurti nuk ka bërë gafa të tilla. Ai nuk e ka ndryshuar mendimin se nënshkrimi i marrëveshjes nga Thaçi ishte një gabim i madh që nuk duhej të ndodhte. Ai tani nuk ka një qëndrim pozitiv dhe të mirë për ato marrëveshje. Përkundrazi! Prandaj, deklaratat e tij aktuale dhe të mëparshme nuk mund të vlerësohen si qëndrime kontradiktore. Nuk bëhet fjalë për të njëjtën temë, por për tema të ndryshme, me komponentë dhe variacione të ndryshme, si dhe pika dhe nene që ndryshojnë përmbajtjen e asaj që zakonisht shkon me të njëjtin emër

Pra, kur kryeministri Kurti sot flet për marrëveshjen me Serbinë, flet për një temë krejtësisht tjetër. Marrëveshja e Kurtit sot, krahasuar me marrëveshjet e mëparshme, nuk ka asgjë tjetër të përbashkët përveç emrit. Prandaj, gjykimi se Kurti po kundërshton vetveten është i paqëndrueshëm.

Por edhe nëse ai do të fliste pikërisht për të njëjtën gjë, deklaratat politike vlerësohen në një kontekst politik, jo logjik. E njëjta deklaratë e bërë në një kontekst mund të zhvlerësohet në një kontekst tjetër, sepse e vërteta e tyre nuk matet me standarde logjike, por kontekstuale. Ka shumë mundësi që marrëveshja me Serbinë në 2010 ose 2015 ose 2020 të ketë qenë e dëmshme, dhe rrjedhimisht, e papranueshme për Kosovën, por jo në vitin 2023, ku marrëveshja merr garanci të tjera dhe si rrjedhojë nuk ka më të njëjtat pasoja. Gjykimet politike janë gjykime kontekstuale që lindin dhe vdesin në ato kontekste. Nuk po flas tani për saktësinë e atyre gjykimeve, pasi kjo është një temë tjetër.

Këmbëngulja për të futur në grackë dhe për ta zënë në kundërthënie kryeministrin më duket një gjykim politik krejtësisht i pakuptueshëm dhe jashtëzakonisht i papjekur. Edhe sikur kryeministri ta nënshkruante marrëveshjen e parë që ai e kundërshtoi ashpër, në kontekstin ku sot vepron Kurti, ajo marrëveshje nuk do të ishte më e njëjta marrëveshje pasi që konteksti politik nuk është aspak i paanshëm në proces. Për rrjedhojë, është e pamundur të nënshkruhet e njëjta marrëveshje.

Një tjetër çështje që më ra në sy ishte çështja e shkeljes së Kushtetutës. Kurti theksoi gjatë intervistës se disa shkelje janë më të rënda se të tjerat, por opinionisti Visar Ymeri më pas në të njëjtin program tha se shkelja është shkelje dhe nuk ka shkelje të rëndë apo të lehtë. Formalisht kjo është e vërtetë, por për sa i përket përmbajtjes materiale nuk është aspak e vërtetë. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë, nuk do të kishim nevojë për gjykata apo shkallë të ndryshme dënimi. Edhe ai që vjedh një bukë, edhe ai që vjedh një milion euro shkelin ligjin, por për nga përmbajtja nuk janë të njëjta dhe për rrjedhojë, edhe pse të dy kanë shkelur ligjin, nuk mund të përcaktohet i njëjti dënim. I njëjti vlerësim vlen edhe shkeljen e kushtetutës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Trump u bën presion aleatëve për të siguruar Ngushticën e Hormuzit

41 minuta më parë
Shqipe Mehmeti Selimi uron Rexhep Selimin për ditëlindje nga Haga: “Kemi shumë mall dhe krenari për ty”

Shqipe Mehmeti Selimi uron Rexhep Selimin për ditëlindje nga Haga: “Kemi shumë mall dhe krenari për ty”

54 minuta më parë
Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

1 orë më parë
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin

Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH