Nga: Daut Dauti
Këto dokumente janë nga Arkivi Kombëtar Britanik, që janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it [Ministrisë së Jashtme], dhe flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1884-1963), një shqiptar i lindur në Sidon apo Saida të Libanit. Pasi që ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti.
Pasi që gëzonte popullaritet të madh dhe pasi që kishte ndihmën e dinastisë shqiptare të Egjiptit, Hilmi Pasha u zgjodh kryeministër i qeverisë palestineze. Kjo qeveri kishte tetë ministra arabë të Palestinës, dy nga të cilët ishin të krishterë. Qeveria e Hilmi Pashës ka funksionuar disa vite, por ra nën hije dhe u bë e parëndësishme, pasi që Amerika dhe disa vende evropiane kishin plane të tjera, të cilat po shihen edhe sot.




























