Kryeministri Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uron të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.
“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z. Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.