Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Ai ka thënë se rreth 1.2 milionë njerëz në të gjithë Libanin janë zhvendosur nga sulmet izraelite, shkruan Sky Neës, transmeton KK.
“Unë them se duhet të ketë armëpushimin . Ne nuk kemi nevojë për më shumë gjak, nuk kemi nevojë për më shumë shkatërrim,” tha Najib Mikati.
“Pse Izraeli nuk po pranon sot një armëpushim? Ata po kërkojnë luftë, ne po kërkojmë një zgjidhje diplomatike”, është shprehur ai.