Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën në Kosovë, ku ka mbërritur në Presidencë, i pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me liderë të vendit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka pritur në Presidencë kryeministrin shqiptar Rama dhe ish kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.
Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë e përbashkët për media.