Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri i tretë perëndimor që takohet me liderin rus që nga pushtimi i plotë i Ukrainës tre vjet më parë.
Fico – një kritik i zëshëm i mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kievin në luftë – tha se ata diskutuan furnizimet e gazit rus në Sllovaki – tek e cila mbështetet vendi i tij.
Një marrëveshje me gjigantin rus të gazit Gazprom për tranzitimin e energjisë përmes Ukrainës në Sllovaki do të përfundojë në fund të këtij viti.
“Zyrtarët e lartë të BE-së u informuan për udhëtimin tim dhe qëllimin e tij… të premten”, ka shkruar Fico në Facebook.
Fico tha se takimi në Moskë ishte një reagim ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky duke u thënë liderëve të BE-së se Ukraina mbetet kundër transportimit të gazit rus përmes territorit të saj.
Kryeministri sllovak, i cili i mbijetoi sulmit në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se kishte një “bisedë të gjatë” me Putinin dhe të dy “shkëmbyen pikëpamje mbi situatën ushtarake në Ukrainë”.
Të dy diskutuan “mundësitë e një përfundimi të hershëm paqësor të luftës” dhe marrëdhëniet e ndërsjella midis Rusisë dhe Sllovakisë, shkroi Fico në Facebook.
Sllovakia dhe Hungaria, të cilat të dyja varen nga gazi rus, kanë ngritur shqetësime për mundësinë e ndërprerjes së furnizimeve.
Në tetor 2023, kur Fico u bë sërish kryeministër, ai i dha fund ndihmës ushtarake të Sllovakisë për Ukrainën.
Por, ai ka këmbëngulur se dëshiron të jetë një “fqinj i mirë, miqësor” me Ukrainën.
Takimi i Ficos me Putinin erdhi pasi krerët e Italisë, Suedisë, Greqisë dhe Finlandës u takuan të dielën për një samit të sigurisë, raporton BBC.
Duke folur më pas, kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha se Rusia ishte një “kërcënim i përhershëm dhe i rrezikshëm” për BE-në.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe mbështetjes për Ukrainën.