Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Temë diskutimi të këtij takimi ishin marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale.
“Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në këtë drejtim, kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Republikës së Kosovës.