Pas takimit me përfaqësues politikë të komunitetit rom, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti përfaqësuesin e zgjedhur në Kuvend të komunitetit boshnjak, Rasim Demiri, që vjen nga Koalicioni Vakat, transmeton KosovaPost.
Temë qendrore e takimit ishte rëndësia dhe interesi i përbashkët për formimin e institucioneve të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe bashkëpunimit të pakushtëzuar në këtë drejtim. Me këtë rast Kurti vlerësoi gatishmërinë e z. Demiri dhe Koalicionit Vakat për të vazhduar bashkëpunimin.
Zyra e Kryeministrit ka njfotuar se gjatë bisedës, u veçuan përfitimet e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që mundëson udhëtimin e qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës drejt Kosovës me letërnjoftime nga 1 janari i këtij viti, vendim ky shumë i mirëpritur nga komuniteti boshnjak në vendin tonë.
Diskutuan edhe për format tjera që mundësojnë rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimin me Bosje dhe Hercegovinën nga të cilat përfitojnë qytetarët e të dy vendeve.