Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka mirëpritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në platformën X, Kallas tha se vendi i saj i mbështet plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së dhe NATO-s.
“Estonia mbështet plotësisht përpjekjet e #Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndajmë përvojën tonë të reformës. Dialogu dhe integrimi evropian do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.
Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni ku është pritur në takim nga krerët më të lartë të shtetit estonez.