Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.
Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja finlandeze ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ato kanë diskutuar për çështje të rëndësishme rreth Kosovës, si për dialogun Kosovë-Serbi e për anëtarësimin në BE.
Po ashtu, Valtonen është pritur në drekë pune nga presidentja Vjosa Osmani.