Kryetari Hyseni: Viti 2025 na pret me punë e përkushtim të madh për Gjilanin modern

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po realizohen lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë”.

I pari i komunës, tha se punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën.

Më tej ai tregoi se lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë” po përfitojnë nga investimet  në infrastrukturë rrugore.

“Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern dhe të kompletuar. Do të vazhdojmë me projekte të reja, përmirësime dhe investime që do ta transformojnë qytetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika