Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai fillimisht nga ora 9:25 do të pritet në takim nga homologu i tij, Glauk Konjufca.
Ndërkaq nga ora 13:30 do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Ende s’dihet nëse kreu i Kuvendit të RMV-së do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani./ Klankosova.tv