Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi është takuar sot me zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Federico Bernacca, të cilin e ka njoftuar për aktivitetet në këtë komunë.
Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit në pritjen që i bëri kryetari Latifi Gjeneralit Bernacca u diskutua për projektet që janë duke u zhvilluar në këtë komunë, me theks të veçantë njoftohet se bashkëbiseduan për situatën e sigurisë.
Kryetari Latifi i informoi Gjeneralin Bernacca për aktivitetet komunale, për investimet dhe për punët që po vazhdojnë të bëhen, si dhe e falënderoi për përkrahjen dhe për mundësinë e shtimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.