Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2023, numërimi i fletëvotimeve për Kuvendin e Kosovës ka pësuar disa ndryshime nga proceset e kaluara zgjedhore.
Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike.
Kjo ia mundëson KQZ-së që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë.
Gjatë proceseve zgjedhore, në çdo komunë dhe kryesisht në palestra sportive, KQZ do të themelojë Qendrat Komunale të Numërimit.