E ftuar në Emision “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musai ishte psikologia Eksena Qirici e cila foli për ndikimin dhe zhvillimin emocional të rrjeteve sociale tek fëmijët.
Në fjalën e saj Qirici tha se rrjetet sociale janë një ndër shakatarët kryesorë të depresionit ndaj duhet të jemi të kujdesshëm pasi mund të shohim dhe dëme për fëmijët në rritje ndërsa shtoi se aspekti emocional i tyre është shumë i rëndësishëm e duhet patur kujdes.
Nderkaq, sipas BBC përdorimi i madh i rrjeteve sociale ishte i lidhur me mirëqenien dhe vetëvlerësimin negativ, pavarësisht gjendjes mendore të një të riu, me vajzat të cilat përjetojnë depresion dhe dëshpërim. “Ata që ndihen më keq mund t’u drejtohen rrjeteve sociale, për të gjetur ngushëllim dhe për t’u ndierë pjesë e komunitetit” – tha dr. Amy Orben, kërkuese në Emmanuel College, University of Cambridge. “Nuk është një vakuum, funksionon në të dyja kahet”. Studimi përdori të dhënat e 5000 të rinjve në Angli, nga Millennium Cohort Study.