Xhudistja kosovare, Fazliu Laura ka arritur ta kalojë edhe raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos.
Në Evropiani që është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës, Laura mposhti xhudisten nga Ukraina, Hrebenozhko Yuliia.
Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë.
Sot do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kukua.
Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta.