Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 55-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kosova ka qeverisje të mirë.
Ai ka thënë se ekzistojnë disa arsye që qytetarët e Kosovës të mos largohen nga Kosova.“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për tu kthyer në atdhe”, është shprehur Kurti.