Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në Bashkim Evropian (BE).
Sipas tij procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova.
“Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, ka thënë Kurti.