Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë, përcjell KosovaPost.
Teksa kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, Kurti thotë se sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.
“Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua” tha ai.
Ky është adresimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.
Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit.
Ju dua.


























