Kurti e Çeku vizitë shtëpive tradicionale të restauruara në Prizren

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku kanë vizituar sot disa prej shtëpive tradicionale në Prizren, që janë restauruar së fundi, përcjell KosovaPost.

Kreu qeveritar bashkë me vartësin e tij nga ministria e Kulturës që vjen nga ky qytet, janë pritur nga familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik, shtëpitë e të cilëve janë restauruar dhe të gatshme për shfrytëzim.

Ndërkohë, vetëm në Prizren, për mbrojtje dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore janë investuar mbi 4.5 milionë euro.

“Këto monumente e asete të trashëgimisë janë dëshmi të së kaluarës sonë, trashëgimi që institucionet po e ruajnë dhe e transformojmë në një potencial për zhvillimin e turizmit dhe në shërbim të komunitetit”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë Ministria e Kulturës e cila ka shpërndarë edhe fotografitë nga këto vizita.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika