Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar bashkëatdhetarët në Vjenë.
Ai ka thënë se zakonisht vizitat zyrtare përmbyllen me takime të tilla, por u shpreh se ky ka filluar në këtë mënyrë.
Kurti ndër të tjera, përmes shkrimit të tij ka falënderuar bashkatdhetarët për mikpritjen, përcjell KosovaPost.
“Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar ai.