Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar dy kompani prodhuese në Ferizaj, njëra për vajra motorik dhe industrial dhe tjetra mobilje druri.
Kurti u shpreh se kandidati i LVV-së për kryetar të Ferizajt, Enver Haliti e di shumë mirë që Ferizaji e ka të gjithë potencialin për të qenë kryeqendër ekonomike rajonale, transmeton KosovaPost.
“Me kryetarin e ardhshëm të Ferizajt, Enver Haliti, i vizituam mjediset e tyre të punës. Enveri e kupton shumë mirë që prodhimi është shtylla e zhvillimit ekonomik dhe e di edhe më mirë që Ferizaj e ka të gjithë potencialin për të qenë kryeqendër ekonomike rajonale. Me qeverisjen e tij, kompanitë prodhuese do të jenë në qendër të politikave mbështetëse, dhe me të kryetar të komunës, Ferizaj do të jetë kryeqendra ekonomike e rajonit”, tha Kurti.


























