Ne Ferizaj ka filluar edicioni i 54 i Festivalit te Teatrove, shkruan KosovaPost.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti bashkë me kryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj znj. Fatbardha Zogaj Reka, keshilltaren e ministrit Ceku, znj Rozafa Imami dhe deputete të zones, ishin në shfaqjen CHARLS III”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Albin Kurti me këtë rast tha se Festivali i Teatrove ne Ferizaj shtë qendra teatrore e Kosoves për vitin e 54-të me radhë.
“Tregimet e panumërta, epokat e perziera, ndeshja e figurave historike e mitike ne dimensione të pamundura kohore e realiste, por qe i sherbejnë nje rivaliteti imagjinar teatral e kulturor ishte sa argëtues për trurin po aq edhe thumbues për aktualitetin. Kemi qeshur e gjithë salla shumë herë: nganjähere pa menduar e herë të tjera pse kemi menduar”, kështu e përshkroi Kryeminustri shfaqejn CHARLS III dhe festivalin.
Njoftimi i plotë:
Ne Ferizaj ka filluar edicioni i 54 i Festivalit te Teatrove.
Me drama te autoreve shqiptaré e boterore ne skenen e Teatrit ADRIANA po paraqiten Trupa teatrore nga Pristina, Prizreni, Tirana, Durrësi, Shkupi, Gjilani, Gostivari dhe Ferizaj.
Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti bashkë me kryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj znj. Fatbardha Zogaj Reka, keshilltaren e ministrit Ceku, znj Rozafa Imami dhe deputete të zones, ishin në shfaqjen CHARLS III.
Kjo shfaqje me skenar nga Jeton Neziraj, regji të Agon Myftarit vjen nga Produksioni i Qendres Multimedia.
Kurti tha se Festivali i Teatrove ne Ferizaj shtë qendra teatrore e Kosoves për vitin e 54-të me radhë! Nga 1 deri më 6 shtator, arti takohet me publikun, aty ku realitetet testohen singerisht dhe mendja manifestohet fizikisht.
Trupa e shfaqjes “Charles III” me regji të Agon Myftarit, skenar te Jeton Nezirajt dhe me lojë shumështresore te Dukagjin Podrimajt, Blend Sadikut, Viosë Tashollit, Dardan Gashit dhe Albina Krasniqit shkëlqyen. Tregimet e panumërta, epokat e perziera, ndeshja e figurave historike e mitike ne dimensione të pamundura kohore e realiste, por qe i sherbejnë nje rivaliteti imagjinar teatral e kulturor ishte sa argëtues për trurin po aq edhe thumbues për aktualitetin. Kemi qeshur e gjithë salla shumë herë: nganjähere pa menduar e herë të tjera pse kemi menduar.
Kanë mbetur edhe katër net deri ne fund te festivalit ne Teatrin”Adriana”.
“Adriana”. Secila prej tyre eshte ftese ne vete.