Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po merr pjesë në Samtin e BE-së në Shkup, ka kërkuat mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ai në fjalën e tij, ka theksur se Kosova është pro reformave andaj edhe do ta dorëzoj një listë të reformave të diskutuara.
Kurti është shprehur falënderues ndaj BE-së, SHBA-së e Maqedonisë së Veriut.
“Brukseli e Uashingtoni bashkë në Shkup për rritjen ekonomike të rajonit. Duhet të bëjmë reforma dhe mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare. E gjitha varet nga puna e mire qe do e bëjmë. Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë. Republika e Kosovës do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara. I jam falenderues Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë ai mes tjerash.
Sot, në Shkup po mbahet samiti i BE-së, ku të pranishëm janë liderët e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu pjesëmarrës janë dhe përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane e të Bashkimit Evropian.