Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndjehet krenar për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Zvicrës. Ai kandarë në rrjetet sociale pjesë nga takimi me bashkatdhetarë në Interlaken të Zvicrës, ku mes tjerash ka thënë se mërgata në Zvicër është “ambasadaroja” e palodhshme e Kosovës.
“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen.
Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë. Ju falemnderit shumë për tubimin madhështor dhe mikpritjen kaq të përzemërt në Interlaken”, ka shkruar Kurti.