Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga bashkatdhetarë të shumtë në Waterbury të Connecticut. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai u nderua me ‘Çelësin e Qytetit” të Watebury, nga kryetari Paul K. Pernerewski Jr. Gjatë qëndrimit në Shtetet e
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministren e saj, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Neju Jork, Blerim Reka, u pritën në një organizim nga mërgata jonë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut.
Bëhet e ditur se mes pjesëmarrësve të shumtë në këtë pritje ishte dhe Kryetari i Qytetit të Waterbury, Paul K. Pernerewski Jr., Senatori amerikan Richard Blumenthal si dhe Shefi i Policisë së Waterbury, Fred Spagnolo.
“Kryeministri Kurti ka faleminderua bashkatdhetarët për pritjen e përzemërt. Njëkohësisht falënderoi për Kryetarin e Qytetit, Pernerewski e Senatorin Blumenthal për praninë e tyre dhe fjalët e tyre mbështetëse, dhe për nderimin me Çelësin e Qytetit. Ne e dimë që ju jeni jashtë atdheut, por po ashtu e dimë që ju jeni brenda kombit dhe duke qenë brenda kombit kemi përgjegjësi për njëri tjetrit, e duhet të punojmë bashkë sa më shumë për një kontribut sa më të madh edhe shoqëror e familjar por e dhe shtetëror e kombëtar ashtu që shqiptaria që do t’ia lëmë brezave pas nesh të jetë shumë më e mirë se sa ajo që e kemi gjetur”, ka thënë, pos tjerash,kryeministri Kurti gjatë adresimit të tij, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Gjithashtu bëhet e ditur se Kurti tha se gjatë këtyre tri vjet e gjysmë të qeverisjes jemi përpjekur që të japim shembullin e kontributit për vendin tonë, ashtu që të investojmë aty ku ka më së shumti nevoja.
Duke reflektuar mbi të arriturat e shtetit të Kosovës 25-vjet pas çlirimit, ai shtoi se Kosova është histori e dyfishtë suksesi: i intervenimit të NATO-s që e ndali gjenocidin e Serbisë si dhe rritjes ekonomike të kombinuar me progres demokratik.
“Për të dy këto rrëfime të suksesit, në zemër të tyre i kemi ShBA-të, që ishin aleati, miku dhe partneri ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm, edhe për çlirim e pavarësim, por edhe për zhvillim e demokratizim. Andaj faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës me të cilat ne gjithnjë ndajmë vlera, interesa, parime dhe qëllime të përbashkëta”, ka thënë pos tjerash kryeministri Kurti.