Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor u ka dërguar një mesazh të gjithë atyre ”atyre që mund të ndiejnë se vuajtja e tyre mbetet e fshehur nga këndvështrimi i botës”, përcjell KosovaPost.
“Dhimbja juaj nuk është vetëm e vlefshme, por edhe e vërtetë e pamohueshme”, ka shkruar Kurti në X.
Ai ka thënë që është detyrë e të gjithëve që të kuptojmë më mirë shëndetin mendor dhe të mbështesin njëri-tjetrin.
“Ne të gjithë kemi për detyrë të kuptojmë më mirë shëndetin mendor dhe të mbështesim njëri-tjetrin.”, u shpreh Kurti.


























