Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një mbrëmje festive me rastin e fitores së thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit si dhe për vitin e ri.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë mbrëmje festive, e cila mbahet më 30 dhjetor në AMC Hall nga ora 20:00, shkruan KosovaPost.
“Kryeministri, Albin Kurti, ju fton të merrni pjesë në Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri. Ngjarja mbahet nesër, të martën, më 30 dhjetor, në ora 20:00, në AMC Hall. Ju ftojmë të bashkoheni për të festuar së bashku këtë mbrëmje festive”, thuhet në njoftimin e VV-së.


























