Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme.
Ai ka folur për punët që i ka bërë qeveria për mbrojtjen e fëmijëve, duke përmendur shtesat ndaj fëmijëve dhe përkrahjen ndaj grave.
Kurti me rastin e publikimit të raportit të monitorimit “Karta e Vlerësimit” – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve, ka përmendur edhe projektet e tjera që kanë të bëjnë me fëmijët dhe gratë.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e koalicionit të OJQ-ve theksoi se këtu para jush po lansojmë, prezentojëmë edicionin e dytë të “Karta e Vlerësimit”, raporti i monitorimit për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë.
“Qëllimi i raportit është monitorimi i pavaraur i shoqërisë civile për situaten ë të drejtave të fëmijëve dhe mbulon fushat sikurse mirëqenien sociale, mbrojtjen e fëmijëve zhvillimin në fëmijërinë e hershme, arsimin, shëndetin dhe drejtësinë për të mitur”, tha ajo.
Ajo tutje shtoi se ky raport është mjet për t’i unifikuar qëndrimet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend.