Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar fotografin Hazir Reka i cili ka dokumentuar ngjarje të ndryshme të vendit nëpërmjet aparatit të tij, përcjell KosovaPost.

Kurti e quajti Rekën dëshmitar i qetë dhe i thellë i kohës sonë.

“Fotografia e tij është kujtesë publike që reziston me estetikë dhe akt i ndërgjegjes që përgjigjet me qytetari. Duke regjistruar atë që sheh na sjell e rikthen të gjithëve në vendin ku janë shkrepur fotografitë. Familjarizimi që bën është edukim që na bëhet. Haziri pret për atë që është – ndoshta, porsi historia e heshtur që pret dëshmitarët si Haziri”, shkroi ai në facebook.

Kurti më tej tha se Haziri arriti që të ruajë tensione të ngjarjeve, pesha të gjendjeve e fytyra të papara.

“Ai dokumentoi guxim dhe krenari, vuajtje dhe rreziqe, që populli ynë i përjetoi përgjatë tri dekadave. Veprat e produktet, mjetet e aparatet e tij, po i arkivon dhe ekspozon në studion e tij të veçantë në fshatin e lindjes Nerodime të Ferizajt, në një ambient aq të këndshëm e përplot bukuri”, vazhdoi Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish