Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e bllokadës në Kuvendin e Kosovës.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje ai tha se duhet pritur aktgjykimi i plotë. “Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pasur më 26 qershor dhe më 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim”, tha Kurti.
Këto komente kryeministri në detyrë i bëri pas ceremonisë së diplomimit të 107 oficerëve doganorë, me rastin e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës.


























