Me rastin e 25-vjetorit të rënies, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar heroin kombëtar Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët e tjerë në Reçak.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se UÇK ishte një ushtri e ngritur nga luftëtarë vullnetarë në luftën e drejtë për çlirimin e atdheut dhe mes detyrave të saj më të vështira ishte mbrojtja e banorëve civilë nga vrasjet, masakrat, torturat, plaçkitjet dhe djegiet nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake të Serbisë.
“Që nga e premtja e 15 janarit 1999, kur forcat speciale policore të Serbisë kryen masakrën në Reçak dhe deri më 11 shkurt kur u varrosën të vrarët, në Reçak dhe në disa fshatra të tjera përreth të Shtimes, nisi një betejë për mbrojtjen e kufomave të të vrarëve. Më 19 janar, te Guri i Bagdashit në Reçak, ra dëshmor Ahmet Kaçiku, komandant i Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia nuk mjaftohej vetëm që po i masakronte civilët e paarmatosur shqiptarë, ajo i donte edhe kufomat e tyre që t’ua bënte ‘autopsinë’ para ekipit të forenzikës nga Bashkimi Evropian që asokohe udhëhiqej nga finlandezja Helena Ranta”, ka shkruar Kur