Kurti: Po përgatitemi që sa më shpejt t’i konstituojmë institucionet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se po përgatiten që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës e të formohet Qeveria e re, meqë, sipas tij, duhet s amë shpejt të votohet buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Ai tha që buxheti i Republikës duhet të përmbyllet në muajin shkurt, meqë tha se me 1 të 12-n e buxhetit nuk mund të vazhdojë edh enë muajin mars.

“Ne po përgatitemi që sa më  shpejt ta konstituojmë Kuvendin e sa më shpejt ta formojmë Qeverinë, sepse, siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe Panin e Rritjes me Bashkimin Evropian që është 882, 6 milion euro, e që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar atë që më së shumti e kemi përgjegjësi e obligim, por do të thosha edhe preferencë e ky është buxheti për vitin 2026. Ju e dini që më 1 të 12 Qeveria mund të vazhdojë vetëm edhe në muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdojmë kësisoj , kështu që në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur buxhetin e vitit 2026”, deklaroi kreu në detyrë i Qeverisë.

Ai paralajmëroi se kabineti i ri qeveritar do t’i ketë emrat që ishin propozuar kur nuk kishte arritur të zgjidhej qeveria gjatë mandatit të kaluar, por tha sedo të ketë edhe emra të rinj.

“Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë edhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identik, do të ketë edhe emra të tjerë”, tha ai.

I pyetur për postin e presidentit të shtetit,  tha se njëherë duhet t’i përmbyllin këto tri hapa e pastaj tha se do të ecin edhe me hapin e katërt “mbarë e mirë”, tha Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish