Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit, transmeton KosovaPost.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit u bë e ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.
“Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Ëaldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael”.
“Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”, thuhet në njoftim.