Kryeministri Albin Kurti do ta presë sot në takim Kryediplomatin e Turqisë, Hakan Fidan, i cili ka arritur mbrëmë në Kosovë.
Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e Fidan do të takohen në orën 13:30.
Paraprakisht, Fidan do të ketë takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.
Sipas njoftimit të MPJ’së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”
Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.
Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.
Vizita e Fidan në Kosovë ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.