Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti është pritur sot në odën e Mulla Osmanit në Drenasë, për të cilin kryeministri në detyrë tha se çdo bisedë më të i lë mbresa.
Kurti e njoftoi Musliun se mandatin e ardhshëm do të rindërtohen xhamia e Ibrit, e që lajmi u mirëprit nga hoxha, shkruan KosovaPost.
“Ajo Xhami për mu është më shumë se Xhami. Është e vërtetë që është çështje e fesë, është edhe simbol i bashkimit se e luan një rol bukur të madh. Më vjen mirë që e ke përmend”, tha hoxhë Musliu.
“Ne jemi shumë mirënjohës e falënderues për rolin kombëtar, fetar e shoqëror që e ke me fjalët e tua shumë të urta, edhe me rrjetin e miqve dhe dashamirëve që e ke kriju ndër vite. Është kënaqësi edhe personale me u taku me juve sepse sa herë takohemi dëgjoj prej teje diçka që se kam dëgjuar më herët prej kërkujt tjetër”, tha Kurti.


























