Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përkitazi me raportin për sigurinë globale që ka publikuar Gallup-i, e ku Kosova është renditur në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës, transmeton Kodova Post.
Sipas kryeministrit të vendit, raporti i Gallup-it, përbën dëshmi për progresit shoqëror e institucional në Republikën e Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, kryeministri ka përgëzuar institucionet e zbatimit të Ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës
“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, ka shkruar Kurti.