Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s.
Shefi i ekzekutivit kosovar, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës.
“Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë,” tha ai.
Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. “Ne jemi kampionë në Ballkan,” ka deklaruar ai.
Kryeministri Kurti foli gjithashtu për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.