Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, transmeton KosovaPost.
Sipas një komunikate për media, gjatë takimit Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet tutje në komunikatë.
Nga ana tjetër, Kammer përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.
Në takim morën pjesë edhe Shefi i Stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së.