Sot janë bërë një vit prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, thuhet se “është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë”.
“Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime”, thuhet në reagimin e MEPJ-së transmeton KosovaPost.
“Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal.
Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet tutje në reagim.
Prokuroria Speciale e Kosovës, më 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave që morën pjesë në sulmin e Banjskës, në grupin e udhëhequr nga Millan Radoiçiq.
Me këtë rast, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, dje tha se bazuar në ligj “terroristët mund të gjykohen në mungesë”.
Ndryshe, nesër më 25 shtator është seanca e parë gjyqësore për rastin në Banjskë.
Kjo seancë pritet të nis nga ora 09:30.