Kurti takon shokun e idealit, veprimtarin Zeqir Gërvalla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Zeqir Gërvallën, shokun e tij të idealit e bashkëpuntorin e moçëm, përcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se dikur i bëntë bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Ai thekson se takimet me Gërvallën janë plot këshilla, ide e evokime.

“Pasditen me Zeqir Gërvallën, shokun e idealit e bashkëpunëtorin e moçëm. Dikur ishte baca Adem dhe puna në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë që na bënte bashkë pothuajse çdo ditë. Sot, miqësia dhe kujtimet na mbajnë afër. Vizitat e takimet me të kur ai është në Kosovë nuk janë asnjëherë vetëm bisedë. Ato janë këshilla, ide e evokime të vlefshme të një patrioti, veprimtari, ish të burgosuri politik dhe poeti të çmuar”, ka shkruar kryeministri Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika