Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit të saj, transmeton KosovaPost.
Në një postim në platformën X ka thënë se kjo ditë e Gjermanisë shënon feston ribashkimin, lirinë dhe lidhjet kulturore që bashkojnë Prishtinën dhe Berlinin.
“Diaspora jonë e fortë në Gjermani është një dëshmi e gjallë e miqësisë, kontributit dhe vlerave të përbashkëta mes nesh. Këtu për bashkëpunim dhe unitet të vazhdueshëm!”, ka thënë Kurti.