Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën presidenciale për president të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë thotë se mezi pret të punojë me Trumpin për përparim dhe paqe.
“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. ShBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar kryeministri Kurti.