Kryeministri Albin Kurti vizitoi Baskësinë Islame të Kosovës dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Pas pritjes nga myftiu Naim Tërnava, Kurti uroi sa më shumë dashuri, paqe dhe begati.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson dhe e çmon lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosoëvs në të gjitha etapat e zhvillimit, përparimit dhe rezistencës. Urime dhe gëzuar! Për hajr Bajrami, Zoti kabull agjëruesve! Një mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfrit “, tha kreu i qeverisë Kurti.
Kurti theksoi se në këtë pranverë përkujtojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës.
“Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja”, tha Kurti.